Ministrja Rizvanolli jep detaje rreth marrëveshjes për energji me Elektroserverin
Ministrja e Ekonomise, Artane Rizvanolli, në një konferencë për media ka jep detaje lidhur me marrëveshjen për energji me kompaninë Elektroserver.
Rizvanolli tha se janë bërë përpjekje për realizimin e marrëveshjes nga ana e Qeverisë, KOST-it dhe ZRRE-së, megjithatë ngecjet janë për shkak të anës tjetër, pra për shkak të Elektroserverit.
“Qeveria, ZRRE-ja dhe KOST-i kanë bërë përpjekje për realizimin e marrëveshjes. Ndërsa ngecjet janë kryekëput për shkak të anës tjetër, kompanisë Elektroserver. Sa i përket ndikimit të mundshëm të shtetit të Serbisë, mendojmë që ka shumë mundësi që kjo të jetë duke ndodhur, këtë e kemi bërë të qartë me partnerët tanë ndërkombëtarë” – ka thënë Rizvanolli.
“Është e rëndësishme të thuhet ne i kemi bërë të gjitha përpjekjet në mënyrë që marrëveshja të realizohet sa më shpejt, edhe para afatit të paraparë në mënyrë që qytetarët në veri të vendit të fillojnë të paguajnë faturat e energjisë sa më shpejt që është e mundur” – shtoi Rizvanolli.