Ministrja austriake kërkesë BE-së: Njohja e Kosovës nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së është imperative
Ministrja Federale për BE-në dhe Kushtetutën e Austrisë, Karoline Edtstadler, ka bërë një propozim pesë-pikësh për Bashkimin Evropian që , sipas saj, t’i kthejë fjalët në vepra për Ballkanin Perëndimor.
Mes pikave të propozuara nga Karoline Edtstadler, përmendur edhe Kosova, ku bëhet thirrje të shqyrtohet kërkesa që Prishtina ka propozuar për anëtarësim në bllokun evropian para mbajtjes së zgjedhjeve në BE.
Ajo ka thënë se Bashkimi Evropian duhet ta ketë prioritet “progresin e bisedimeve të anëtarësimit me Serbinë, si dhe procesimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim para zgjedhjeve në BE-së (në varësi të zhvillimeve të mëtejshme në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë); nëse BE-ja dëshiron të marrë timonin, njohja e Kosovës nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së është imperative”, ka shkruar Edtstadler.
