Haxhiu kundër vendimeve të qeverisë, mbështetë fushatën “Dinjitet për penzionerët” - NACIONALE

Haxhiu kundër vendimeve të qeverisë, mbështetë fushatën “Dinjitet për penzionerët”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti Xhevdet Pozhari, përmes një statusi në Facebook, thotë se ka gjetur mbështetje nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një fushtaë që ai ka nisur, të titulluar “Dinjitet për penzionerët.

Statusi i plotë:

Ministrja Albulena Haxhiu më dha përkrahjen e saj në fushatën "Dinjitet për penzionerët".

Kërkesat janë:

1. Të hiqet obligimi jo njerëzor, morbid, që penzionerët të paraqiten çdo 6 muaj për të dëshmuar se janë gjallë.

2. Shtesa çdo muaj për këtë shtresë të shoqërisë në kohën e inflacionit, deri në rritjen dinjitoze të pensionit të tyre.

Qëllimi i vetëm i kësaj fushate është që të ngrisim zërin për ata që nuk kanë mundësi vet ta bëjnë një gjë të tillë, qoftë shkaku i pamundësisë organizative, apo edhe shkaku i kushteve shëndetësore.

Është e mirëseardhur ndihma e secilit prej jush që dëshironi të kontribuoni për të ndihmuar prindërit, gjyshërit tanë.

Mjafton të bëheni pjesë e fushatës.

Lajme të ngjashme