Ministrja Gërvalla udhëton në Londër - NACIONALE

Ministrja Gërvalla udhëton në Londër

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, udhëton për në Londër.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate të lëshuar nga kjo ministri ku thuhet se Gërvalla, do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Ministrore për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt.

Gjatë punimeve të konferencës, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla do të zhvillojë edhe një sërë takimesh bilaterale me homologë, përfaqësues të ndryshëm të shteteve pjesëmarrëse dhe të organizatave ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë.

Siç thuhet tutje në këtë komunikatë, konferenca do të përqendrohet në reagimin global ndaj dhunës seksuale në konflikt, parandalimin e saj, mbështetjen e të mbijetuarve dhe fëmijëve të lindur nga dhuna seksuale në konflikt, si dhe në nxitjen e veprimeve dhe praktikave më të mira për të krijuar përgjegjësi ndaj autorëve të kësaj dhune.

“Konferenca Ndërkombëtare Ministrore për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt mbahet nga 28-29 nëntor në Londër të Mbretërisë së Bashkuar, nën patronatin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe”, përfundon komunikata.

Lajme të ngjashme