Ministrja Gërvalla takon homologen sllovene, Tanja Fajon - NACIONALE

Ministrja Gërvalla takon homologen sllovene, Tanja Fajon

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla ka takuar Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovenisë, Tanja Fajon.

Ky takim u mbajt gjatë organizimit të Forumit të Bledit ku Gërvalla e falënderoj homologen e saj për ftesën dhe organizimin e forumit, ku sipas saj p luan rol të madhe në avancimin e dialogut dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

“Në qendër të diskutimeve ishte roli i Sllovenisë gjatë kryesimit të Këshillit të Sigurimit gjatë muajit shtator, i cili përkon me debatin e Asamblesë së Përgjithshme të shtatorit, kur liderët botërorë do të mblidhen në Nju Jork. Ministrja Gërvalla dhe homologia e saj sllovene diskutuan gjithashtu për marrëveshjet ndërshtetërore, njohjen reciproke të patentave të shoferëve, zgjerimin e lidhjeve tregtare dhe ekonomike, si dhe mbështetjen e Sllovenisë në rrugën e integrimit euroatlantik të Kosovës.”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme