“Ministrja e pandehur” Miftaraj tregon një sekuencë interesante në Gjykatë - NACIONALE

“Ministrja e pandehur” Miftaraj tregon një sekuencë interesante në Gjykatë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ehat Miftaraj, njohës i drejtësisë, ka zbuluar një detaj interesant, gjatë një seance gjyqësore, ku e pandehur ishte një ministre.

Sipas Miftarajt, kryetarja e trupit gjykues, i ka thënë “e pandehur” ministres, duke i thënë se i vjen keq, që po i drejtohet në atë mënyrë, por se kështu e thotë ligji, përderisa ajo është në atë rol pranë gjykatës.

" E pandehur me vie keq qe po ju drejtohem ne kete menyre por keshtu ju quan ligji sa jeni ketu".

Nga adresimi i kryetares se trupit gjykues ne nje seance gjyqesore ne çeshtjet penale, ku e akuzuar eshte nje ministre.” ka shkruar Miftaraj.

Nuk dihet për cilën ministre të kabinetit qeveritar e kishte fjalën Miftaraj, por ministrja Haxhiu e ministrja Nagavci, akuzohen për seancat kur gjuanin gaz lot sjellës në Kuvend.

Mbase Miftaraj ka aluduar në njërën nga këto ministre. Ose edhe të ministrja tjetër.

Lajme të ngjashme