Ministrja e Jashtme e Shqipërisë: Reagimi i VV-së për Edi Ramën, i panevojshëm, qytetarët nuk u mblodhën për të - NACIONALE

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë: Reagimi i VV-së për Edi Ramën, i panevojshëm, qytetarët nuk u mblodhën për të

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje, ditë më parë, saktësisht dy ditë para se të mbahej protesta në Tiranë, për të kërkuar drejtësi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, sulmoi Edi Ramën, duke e quajtur të panevojshme protestën, e duke vazhduar se Rama ishte ndër iniciatorët për formimin e Gjykatës Speciale.

Në lidhje me këto deklarata politike, ministrja e jashtme e Shqipërisë Elisa Spiropali, në studion e “Top Story”, u shpreh se ishin të panevojshme, të papritura dhe jo të mirëpritura.

“I panevojshëm, reagimet politike nuk duhet të ndërhyjnë në raportet Shqipëri-Kosovë. Ajo deklaratë e parë politike ishte e papritur dhe jo e mirëpritur, qytetarët në shesh nuk ishin për Ramën, por për atë që po ndodh në Hagë. Sovraniteti i Kosovës po cënohet edhe për shkak të kësaj gjykate, duhet të jetë proces që bën drejtësi”, tha ajo.

Spiropali u shpreh se kreu i qeverisë shqiptare ka mbajtur qëndrime të forta dhe ka ngritur zërin në çdo Samit, kur çështja ka qenë për Kosovën, apo për akuzat për krime lufte.

“Mund të merrni deklaratat e kryeministrit në Këshillin e Europës dhe kudo tjetër ku Shqipëria e ka ngritur çështjen e Kosovës dhe me tone të larta. Deklarata, qëndrimet, kosto që ka mbajtur kryeministri për këtë çështje, janë aty për t’u parë. Ai nuk do të ishte në atë protestë, pikërisht për të mos e politizuar”, u shpreh ministrja Spiropali.

Lajme të ngjashme