Ministria publikon çmimet e derivateve për sot
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar edhe sot çmimet tavan të derivateve.
Sipas njoftimit, çmimi maksimal i lejuar për naftën sot është 1.72 euro për litër, ndërsa për benzinë 1.47 euro për litër.
Çmimi i litrit të gazit për sot është 0.71 euro.
MINT njofton se këto çmime hyjnë në fuqi sot në ora 10:00 dhe janë valide 48 orë të tjera.