Ministria publikon çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimoren për derivate për 24 orët e ardhshme.
Sipas MINT, çmimi maksimal i lejuar për produktin Dizel për 24 orët e ardhshme është 1.67 euro për litër, ndërkohë çmimi maksimal i lejuar për Benzinë është 1.39 euro për liter derisa çmimi i produktit Gas është 0.76 euro për litër.
Siç thuhet në njoftimin e Ministrisë, çmimet e cekura vlejnë për ditën e sotme, 08/10/2022 dhe janë valide për 24 orët e ardhshme.
