Ministria e Sveçlës i jep tender 60 mijë euro ish kandidatit për asamble nga PDK - NACIONALE

Ministria e Sveçlës i jep tender 60 mijë euro ish kandidatit për asamble nga PDK

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Punëve të Brendshme, ka ndarë 60 mijë euro për servisimin e veturave të tyre, Chevrolet dhe Nissan.

Ky tender i është dhënë kompanisë “Sfishta Auto Homë”, i cili pronar ka ish kandidatin e PDK-së për asamble komunale të kryeqytetit, Arsim Sfishtën.

Në servisim tek kjo kompani do të dërgohen 24 vetura të kësaj ministrie, kontratë kjo e cila planifikohet të nënshkruhet gjatë ditës së sotme.

“Mirëmbajtja dhe servisimi i automjeteve te tipit Chevrolet dhe Nissan. Chevrolet Captiva 1 dhe Nissan Patroll 23. Data e dhënies së kontratës 18.07.2022. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 20.07.2022. Grup i Operatorëve Ekonomik SFISHTA AUTO HOME SH.P.K.; N.T.SH. SFISHTA. Vlera e përgjithshme e kontratës 60 301,26”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ditë më parë edhe zyra e Kryeministrit i ka dhënë tender 30 mijë euro Sfishtës.