Ministria e Shëndetësisë paralajmëron se mund ta kufizojë orarin e punës shkaku i temperaturave - NACIONALE

Ministria e Shëndetësisë paralajmëron se mund ta kufizojë orarin e punës shkaku i temperaturave

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Shëndetësisë ka apeluar qytetarët që gjatë ditëve kur temperaturat janë të larta, të ndjekin rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Po ashtu, kanë paralajmëruar se varësisht nga situata meteorologjike, nëse është e nevojshme MSH do të ndërmarrë masa për kufizimin e orarit të punës.

“Të dashur qytetarë, për shkak të temperaturave të larta që po mbizotërojnë, ju lutemi të ndiqni rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për të mbrojtur shëndetin tuaj.

Në varësi të zhvillimit të situatës meteorologjike, nëse është e nevojshme, Ministria e Shëndetësisë do të ndërmarrë masa për kufizimin e orarit të punës”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme