Ministria e Shëndetësisë: Nga 1 shtatori produktet e duhanit do të jenë me foto ilustruese - NACIONALE

Ministria e Shëndetësisë: Nga 1 shtatori produktet e duhanit do të jenë me foto ilustruese

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga një shtatori të gjitha produktet e duhanit do të duhet të kenë foto ilustruese për t’i vetëdijsuar qytetarët me qëllim në uljen e numrit të duhanpirëve.

Ministria në një komunikatë në Facebook ka njoftuar se kjo behet më qëllim për ngritjen e njohurive të duhanpirësve mbi efektet shëndetësore që shkakton përdorimi i produkteve të duhanit, sigurimin e efektit të vazhdueshëm të vërejtjeve shëndetësore në paketimet e produkteve të duhanit, inkurajimin e ndërprerjes së pirjes së duhanit dhe dekurajimin e nisjen ose rinisjen e pirjes së duhanit.

“Nga 1 Shtatori 2024, të gjitha produktet e duhanit që importohen apo prodhohen për tregun e Republikës së Kosovës duhet të vendosin fotografi me ngjyra apo ilustrime të tjera dhe duhet të përmbajnë vërejtjet shëndetësore të përcaktuara në këtë Udhëzim Administrativ. Këto vërejtje do të shfaqen në paketimet e të gjitha produkteve të duhanit për tymosje, produkteve të duhanit që nuk tymosen dhe produktet e reja të duhanit dhe kanë për qëllim: ngritjen e njohurive të duhanpirësve mbi efektet shëndetësore që shkakton përdorimi i produkteve të duhanit; sigurimin e efektit të vazhdueshëm të vërejtjeve shëndetësore në paketimet e produkteve të duhanit; inkurajimin e ndërprerjes së pirjes së duhanit dhe dekurajimin e nisjen ose rinisjen e pirjes së duhanit.” – thuhet në njoftim.

Komunikata e plotë:

Lajme të ngjashme