Ministria e Mjedisit apelon për kujdes për shkak të rrëshqitjes së gurëve në rrugë
Sipas Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), gjatë reshjeve të rrëmbyeshme të mbrëmshme, në disa rrugë të vendit tonë ka pasur rrëshqitje të shkëmbinjve, duke rritur rrezikun për qarkullim.
Sipas njoftimit të MMPHI, punëtorët e mirëmbajtjes janë aktivizuar dhe tani janë në terren duke pastruar rrugët ku nuk ka pasur shembje të tilla.
“Në rrugën Pejë -Rugovë, në segmentin1,5 kilometra poshtë urës në Drelaj, ka një rrëshqitje të trupit të rrugës, prandaj luten pjesëmarrësit në komunikacion të ngasin veturat me përkujdesje të shtuar”, thuhet në njoftim.