Ministria e Mbrojtjes nderon atasheun amerikan - NACIONALE

Ministria e Mbrojtjes nderon atasheun amerikan

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ne shenjë respekti dhe mirënjohje të thellë për kontributin e dhënë gjatë shërbimit të kolonelit Stephen Rose, në detyrën e tij si atashe i Mbrojtjes së SHBA-së, Ministria e Mbrojtjes sot ka mbajtur një ceremoni lamtumirëse.

Në vlerësim të shërbimit dhe kontributit të jashtëzakonshëm në rolin e tij si atashe i mbrojtjes, në rritjen e kapaciteteve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, Ministri Mehaj e ka dekoruar kolonelin Rose me Medaljen për Shërbim të Shquar.

Ndërsa, me motivacion për performancë të shkëlqyeshme dhe mbështetje të jashtëzakonshme profesionale, gjatë kryerjes së detyrës, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari i ka ndarë kolonelit Rose Medaljen për Shërbim Vetëmohues.

Koloneli Rose u vlerësua lart për vizionin strategjik, udhëheqjen dhe përkushtimin e tij, të cilat kanë ndikuar fuqishëm në zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Nga ana e tij, koloneli Rose, sipas njoftimit të ministrisë, ka shprehu mirënjohjen e thellë për shërbimin në Kosovë dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në në të gjitha fushat, bashkëpunim ky i bazuar në objektivitet dhe transparencë të plottë.

Lajme të ngjashme