Ministria e Mbrojtjes e Serbisë i reagon Kurtit: Ushtarët serbë parandaluan kontrabandë me drunj - NACIONALE

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë i reagon Kurtit: Ushtarët serbë parandaluan kontrabandë me drunj

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka reaguar ndaj Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë përmes një postimi shkroi se ushtria serbe është afruar 50 metra te kufiri me Kosovën/

“Autoritetet e sigurisë me aktivitetet e tyre kanë ndalur aktivitetet ilegale të bartjes së lëndëve drunore në territorin e Kosovës, me ç ‘rast hajdutët e drunjve kanë ikur në Kosovë”, është thënë në reagim, siç e citoi Radio Evropa e Lirë.

Në postimin në rrjetet sociale shihen pjesëtarët e forcave të armatosura të Serbisë në zonën e sigurisë tokësore duke kryer detyra të rregullta për sigurimin e linjës administrative, në përputhje me marrëveshjet ushtarako-teknike dhe të gjitha marrëveshjet e tjera të nënshkruara”, është thënë në njoftim.

Lajme të ngjashme