Ministria e konfirmon: Prokuroria e Beogradit ka lejuar tërheqjen e trupit të Faton Hajrizit
Ministria e Punëve të Jashtme dhe diasporës e ka konfirmuar se Prokuroria e Qarkut në Beograd ka dhënë leje për tërheqjen e trupit të pajetë të raportuar si i vrarë në Llozhnicë të Serbisë.
Në njoftimin e MPJ-së thuhet se “Avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci, mbështetur nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi, Ambasadori Jashari po kryejnë procedurat e tërheqjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës nga morgu i Lloznicës për t’u sjellë në Kosovë.
Gazeta Nacionale ka mësuar se trupi i Hajrizit pritet të mbërrijë në Kosovë rreth orës 1 pas mesnate.