Ministria e Financave njofton se sot do të ekzekutohen pensionet - NACIONALE

Ministria e Financave njofton se sot do të ekzekutohen pensionet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se sot pritet që të bëhet ekzekutimi i pagesave për pensionistët.

Ekzekutimi i penisoneve për këtë muaj është tri ditë me vonesë. Sipas kësaj ministrie, arsyeja e shtyrjes është aplikimi i shtesës prej 100 eurosh, sipas vendimit të Qeverisë në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin, për të cilën ka qenë i nevojshëm një proces shtesë verifikimi.

Duke shpresuar në mirëkuptim të të gjithë përfituesve, ju sigurojmë se stafi i ministrisë është duke punuar intenzivisht ashtu që ekzekutimi i pensioneve me shtesën prej 100 euro të bëhet nesër që në sesionin e paradites”, u tha në njoftimin e djeshëm të kësaj ministrie.

Lajme të ngjashme