Ministria e Financave hap thirrje për mbështetje financiare të Kuzhinave Popullore - NACIONALE

Ministria e Financave hap thirrje për mbështetje financiare të Kuzhinave Popullore

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Financave, Punës dhe Trasnfereve, ka njoftuar se është hapur thirrja për mbështjtje financiare të Kuzhinave Popullore.

Sipas njoftimit të Ministrisë, vlera e mbështetjes për çdo entitet varet nga kapaciteti dhe intensiteti shërbyes i entitetit (maksimum 100 mijë euro për entitet).

Në njoftim thuhet se 70% e mjeteve nga ky financim duhet të përdoren për blerjen e produkteve bujqësore vendore, 28% e mjeteve duhet të përdoren për blerjen e produkteve mbështetëse si dhe 2% e mjeteve mund të përdoren për shpenzime logjistike në realizimin e projektit.

Në këtë njoftim thuhet se të drejtë aplikimi kanë organizatat jo-qeveritare dhe entitetet e tjera të cilat zhvillojnë aktivitetin e Kuzhinave Popullore.

Aplikimi bëhet përmes email adresës masa3.4@rks-gov.net dhe do të jetë i hapur deri më 18 nëntor 2022. Për informata më të detajuara referohuni shpalljes në vegëzën në vijim: https://mf.rks-gov.net/.../FACA17CB-5894-4D80-8BCA...”, thuhet në njoftimin e MF-së.

Lajme të ngjashme