Ministria e Financave del me njoftim për vonesën e pensioneve
Pagesa e pensioneve, e paraparë të ekzekutoheshin sot, është shtyrë për ditën e nesërme të 18 tetorit.
Kështu kanë bërë të ditur Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve. Nga kjo ministria kanë njoftuar se kjo vonesë është bërë për shkak të aplikimit shtesë prej 100 eurove në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacion.
“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton të gjithë pensionistët se pagesa e pensioneve e paraparë të bëhej sot, është shtyrë për ditën e nesërme, më 18 tetor 2022. Arsyeja e shtyerjes është aplikimi i shtesës prej 100 euro sipas vendimit të Qeverisë në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin, për të cilën ka qenë i nevojshëm një proces shtesë verifikimi”, thuhet në njoftimin e ministrisë që shpresojnë në mirëkuptim nga përfituesit.