Ministria e Ekonomisë: Për një javë 187 keqpërdorime të naluara të energjisë - NACIONALE

Ministria e Ekonomisë: Për një javë 187 keqpërdorime të naluara të energjisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se për një javë, pra prej 7-13 nëntor sa i përket energjisë elektrike janë bërë 1963 kontrolle, ndërkohë që janë bërë 187 keqpërdorime të naluara.

Ata përmes një njoftimi në Facebook kanë thënë se kostot e vjedhjes së energjisë elektrike i kushtojnë Kosovës dhe qytetarëve miliona euro në vit.

Sipas tyre, humbjet Komerciale apo vjedhjet e energjisë elektrike vetëm për vitin 2021, arrijnë shifra aq të larta sa dy blloqet e Termocentralit “Kosova B” duhet të punojnë 31 ditë për t’i mbuluar ato.

“Këto vjedhje të energjisë elektrike, jo vetëm që janë vepra penale, por janë një kosto e papërballueshme për qytetarët e vendit të cilët i paguajnë këto kosto në fatura”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë.

Ministria e Ekonomisë gjithashtu bënë me dije se është në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse të furnizimit të cilët janë duke organizuar aksione të vazhdueshme me institucionet e rendit për t’i ndalur vjedhjet e energjisë elektrike.

Lajme të ngjashme