Ministria e Arsimit: Mbi 151 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionime, rreth 85 mijë pagesa janë kryer
Ministria e Arsimit, Shkëncës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se deri më tani kanë aplikuar mbi 151 mijë prindër për t’u subvencionuar për libra shkollorë.
Sipas ministrisë 81 mijë e 355 pagesa janë kryer dhe njofton se po vazhdohet edhe me transfere tjera.
“Të dashur prindër, Po vazhdon aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore në Platformën e-Kosova. Deri sot kanë aplikuar gjithsej 151.080 prindër. Ndërkaq, lajm i mirë është se tashmë janë ekzekutuar 81.355 pagesat e para dhe po vazhdohet edhe me transfere tjera. Asnjë nxënës nuk do të mbetet pa tekste shkollore ndërsa çdo rast i adresuar do të trajtohet me prioritet dhe do të ofrohet ndihma e nevojshme përfitim të këtyre mjeteve.”, thuhet në njoftimin e ministrisë.