Ministri Murati sot viziton Portin e Durrësit
Hekuran Murati, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, sot në orën 12 do ta vizitojë portin e Durrësit së bashku me ministren e Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë Delina Ibrahimaj.
Ministrat do të shoqërohen nga drejtorët e Doganës së Kosovës Agron Llugaliu dhe asaj të Shqipërisë Genti Gazheli.
Pas vizitës, në ora 12:30 ministrat do të mbajnë konferencë për medie.