Ministri Murati 'përforcohet' edhe me një këshilltar - NACIONALE

Ministri Murati 'përforcohet' edhe me një këshilltar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një qytetar me emrin Blirind Danjolli i është bashkuar ekipit të Hekuran Muratit në rolin e këshilltarit.

“Ndihem i lumtur t’ju njoftoj se kam filluar punën si Këshilltar i Ministrit të Financave, Punës dhe Trasfereve i Republikës së Kosovës,” - ka shkruar z. Danjolli në profilin e tij në Twitter duke ndarë edhe një fotografi të tijën.

Murati nuk ka njoftuar ende për këtë emërim, por mund ta bëjë gjatë ditës.

Në lidhje me përvojën dhe angazhimet e mëparshme të z. Danjolli nuk ka informacione të qasshme.

Lajme të ngjashme