Ministri Murati ka një njoftim për studentët kosovarë - NACIONALE

Ministri Murati ka një njoftim për studentët kosovarë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Financave Hekuran Murati ka njoftuar se sot në eKosova është hapur aplikimi për studentë, për të përfituar nga mbështetja e njëhershme me 100 euro.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët aktivë që studiojnë në programet e akredituara në Republikën e Kosovës.

Aplikimi do të jetë i hapur deri më 6 nëntor, në platformën eKosova, ngjashëm sikurse herën e kaluar për studentët shtetas dhe jo-shtetas që studiojnë në Kosovë.

Pas mbylljes së aplikimit, listat do të verifikohen me institucionet arsimore të akredituara, dhe listat e konfirmuara do të procesohen për pagesë.

Formulari i aplikimit për studentët shtetas të Republikës:

https://ekosova.rks-gov.net/Se...

Formulari i aplikimit për studentët jo-shtetas:

https://ekosova.rks-gov.net/Su...

Lajme të ngjashme