Ministri Mehaj ngushëllon familjet Pacolli e Visoka pas aksidentit në Lepenc - NACIONALE

Ministri Mehaj ngushëllon familjet Pacolli e Visoka pas aksidentit në Lepenc

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Minitri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka shprehur ngushëllime për falimjet Pacolli e Visioka, pasi u konfirmua se në makinën e nxjerrë nga lumi Lepenc, brenda saj ishin tre trupat e pajetë, shtetas të Republikës së Kosovës.

Mehaj ka falënderuar edhe institucionet e Maqedonisë së Veriut, për angazhimin në këtë rast.

E plotë:

Thellësisht të prekur nga tragjedia e cila ka ndodhur mbrëmë në lumin Lepenc në Maqedoninë e Veriut, ku humbën jetën tre qytetarë tanë, në këto momente të rënda jemi pranë familjes dhe të afërmëve që humbën më të dashurit e tyre.

Nga ana jonë, mbrëmë menjëherë pasi kemi marrë njoftimin për aksidentin e ndodhur në lumin Lepenc në Maqedoninë e Veriut, kemi filluar koordinimin me Ambasadën tonë në Shkup dhe autoritetet Maqedonase nga ku edhe kemi marrë kërkesën për mbështetje me ekipet tona të AME-së, Policisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kërkesës ju kemi përgjigjur menjëherë dhe në orën 00:40 ekipi ynë ka qenë në vendin e ngjarjes.

Sot pas një pune intensive ekipet tona së bashku me ekipet e shtetit Maqedonas kanë arritur të nxjerrin veturën e aksidentuar dhe trupat e pajetë të qytetarëve tanë.

Në emër të Qeverisë së Kosovës, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, falënderoj autoritetet e Maqedonisë së Veriut për punën, bashkëpunimin dhe koordinimin me ekipet dhe njësitet tona që kanë qenë në kërkim të qytetarëve tanë. Në veçanti falënderoj Ministren e Mbrojtjes së Maqedonisë së veriut, znj. Slavjanka Petrovska si dhe Gjeneral Besnik Emini, i gjithë angazhimi nga të dyja palët ka qenë në nivelet më të larta të mundshme.

Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen Pacolli dhe Visoka që humbën familjarët e tyre në këtë tragjedi!

Lajme të ngjashme