Ministri Maqedonci thotë se procedurat për blerjen e raketave “Javelin” filluan në kohën e Qeverisë Haradinaj - NACIONALE

Ministri Maqedonci thotë se procedurat për blerjen e raketave “Javelin” filluan në kohën e Qeverisë Haradinaj

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrit i Mbrojtjes së FSK-së, Ejup Maqedonci, ka treguar se kur Kosova ka filluar procedurat për blerjen e raketave “Javelin”.

Në një intervistë për Tëvë 1, ai ka thënë se ky proces ka filluar vite me parë kur ish-kryeministri Ramush Haradinaj i kishte nisur një letër Departamentit të Shtetit.

Më tej, ai ka treguar se në vitin 2019 janë identifikuar nevojat operacionale për FSK-në.

Qysh në vitin 2019, janë identfikuar nevojat operacionale të FSK-së. Kodi FMS është hapur gjatë Qeverisë Kurti 1, më saktësisht në prill të vitit 2020, por është iniciuar më herët me një letër që është dërguar nga ish-kryeministri Haradinaj për Departamentin e Shtetit edhe pas hapjes së kodit në prill të vitit 2020 janë adresuar kërkesat jo vetëm për sistemin “Javelin” por për të gjitha sistemet tjera dhe e gjitha ka kulmuar në këtë tre vjeçar me buxhet shtesë. E gjithë rritja e blerjeve ushtarake është në këto tri vjet”, ka thënë Maqedonci.

Pasi SHBA-ja kishte pranua kërkesën e Kosovës për t`u pajisur me këto raketa, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, kishte kritikuar Qeverinë Kurti për vonesa në këtë proces.

Haradinaj kishte bërë me dije se qysh në vitin 2018, në planin 10-vjeçar të zhvillimit të Ushtrisë së Kosovës, kishin qenë të dakorduara blerjet e sistemeve anti-tank, përfshirë edhe raketat Javelin.

Statusi i Haradinajt kishte nxitur reagimin e shumë deputetëve të VV-së.

Lajme të ngjashme