Ministri Latifi fton për bashkëpunim mjekët shqiptarë në Austri - NACIONALE

Ministri Latifi fton për bashkëpunim mjekët shqiptarë në Austri

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Shëndetëisë i Rifat Latifi, i cili po qëndron në Austri, ka takuar mjekët shqiptar që veprojnë në këtë shtet.

Latifi i ka ftuar të gjithë mjekët shqiptar të Republikës së Steiermarkut-Grazit të Austrisë, për bashkëpunim sa i përketë transformimit dhe zhvillimit të sistemit shëndetësor të Kosovës.

“Ministri Latifi, në këtë takim shpalosi prioritetet e tij, duke veçuar shtatë shtyllat e transformimit të shëndetësisë, ndër to edhe ktthimi i trurit dhe formimi i 14 Qendrave Ekselente”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Latifi veçoi se shëndetësia në Kosovë ka nevojë për ndihmë të strukturuar, e ku diaspora mund të bëjë shumë në këtë drejtim. Për këtë çështje, ai ftoj mjekët shqiptar në Graz për bashkëpunim, pasi siç shkruhet në njoftim, “kthimi i trurit në këtë kohë është më se i domosdoshëm”.

Mjekët dhe studentët shqiptar u shprehën mirënjohës dhe njëherit të gatshëm për bashkëpunim për zhvillimin e shëndetësisë së Kosovës.

“Ai ju drejtua të pranishmëve duke ju thënë se kontributi i të gjithëve është më se i nevojshëm në këtë periudhë, pasi që pacienti është në rend të parë dhe se prioriteti kryesor është ofrimi i shërbimeve sa më të mira për qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

Përndryshe, pjesë e këtij takimi kanë qenë edhe shqiptar të suksesshëm të fushës së bizneseve dhe të shoqatave të ndryshme shqiptare në rajonin e Grazit. Ata u shprehën të gatshëm për të kontribuuar dhe bashkëpunuar me ministrin Latifi, për transformimin e shëndetësisë, në mënyrë që qytetarët të kënë shërbime më të mira shëndetësore.