Ministri irlandez vjen në Kosovë për vizitë në KFOR, takohet në fund edhe me Maqedoncin
Ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Mbrojtje i Irla ndës, Thomas Byrne TD, udhëton këtë të hënë për në Kosovë, për të kryer një vizitë në Selinë Qendrore të Misionit të KFOR-it në Camp Film City, Kosovë, njoftoi qeveria irlandeze.
Gjatë vizitës së tij, Ministri Byrne do të takohet me Komandantin e Forcës së KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani, dhe anëtarët e kontingjentit të Forcave Mbrojtëse Irlandeze që marrin pjesë në misionin KFOR, të udhëhequr nga Koloneli Darragh McKevitt.
Ministri Byrne do të shoqërohet në vizitë nga Sekretarja e Përgjithshme e Departamentit të Mbrojtjes, Jacqui McCrum, dhe Shefja e Shtabit të Forcave të Mbrojtjes, Gjeneral Lejtnant Rossa Mulcahy.
Gjatë vizitës, Ministri do të takohet gjithashtu me Ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, thuhet në njoftim.