Ministri i udhëtimeve është nisur për në Greqi - NACIONALE

Ministri i udhëtimeve është nisur për në Greqi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ose ndryshe siç njihet edhe si ministri i udhëtimeve të shumta, ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Greqi.

Sipas komunikatës së ministrisë, ai do të pritet atje nga homolog i tij, Athanasios Plevris.

Në këtë takim do të bisedohet për bashkëpunimin në shëndetësi, mbështetjen dhe këmbimin e përvojave rreth sistemit shëndetësor.

“Gjatë vizitës në Greqi ministri Latifi do të vizitojë edhe disa qendra shëndetësore si dhe do të trajtohet mundësia e trajnimit të stafit shëndetësor nga Kosova në këtë vend si dhe programet e këmbimit të ekspertëve dhe përvojave”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Lajme të ngjashme