Ministri i Mbrotjes së Shqipërisë: Pa panikë, Shqipëria dhe Kosova janë të sigurta
Ministri i Mbrojtjës i Shqipërsië, Niko Peleshi i ka bërë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të mos bëjnë panik në lidhje me incidentin e mbrëmshëm në uzinën e përpunimit të armëve në Gramsh.
“Për shkak të agresionit rus në Ukrainë është rritur kërkesa për armatim. Kemi bërë mirë që nuk e kemi shuar përfundimisht industrinë tonë. Po mendojmë për t’i rivendosur në punë këto uzina. Me ambasadat nuk komunikon Ministria e Mbrojtjes”, tha ai.
Pleshi, ka deklaruar se duhet të minimizohet panik pasi që Shqipëria dhe Kosova, janë të sigurta.
“Nuk duhet të minimizohet as të shkaktohet asnjë lloj paniku, sepse Shqipëria dhe Kosova është e sigurt. Agjencia jonë e inteligjencës ka qenë pranë ngjarjes”, tha Peleshi.
2 shtetas rusë dhe një ukrainas tentuan të futen dje e shtunë ( 20 gusht) në uzinën e përpunimit të armëve në Gramsh.
33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, me pasaportë ruse, Mikhail Zorin 23-vjeç me pasaportë ruse, dhe një tjetër i ri me pasaportë ukrainase u arrestuan nga autoritetet shqiptare mbrëmjen e së shtunës pas incidentit në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.