Ministri i Mbrojtës së Italisë mbërrin në Kosovë, do të takohet me Maqedoncin e shefin e KFOR-it - NACIONALE

Ministri i Mbrojtës së Italisë mbërrin në Kosovë, do të takohet me Maqedoncin e shefin e KFOR-it

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto, ka mbërritur në Kosovë.

Siç ka njoftuar ambasada e Italisë në Kosovë, tashmë ministri Crosetto ka ateruar në aeroportin e Prishtinës.

Ata kanë treguar edhe agjendën e ministrit italian.

“Avioni me ministrin italian të Mbrojtjes, Guido Crosetto, sapo është ulur në Prishtinë. Në rend dite janë bisedimet me homologun e tij kosovar Ejup Maqedonci dhe me komandantin e KFOR-it Ozkan Ulutash. Në bazën e NATO-s në Film City, ai do të përshëndesë kontingjentin italian të dislokuar në Kosovë”, - shkruhet në këtë njoftim, raporton Klankosova.tv.

Lajme të ngjashme