Ministri i Mbrojtes i Shqipërisë e quan miqësor takimin me Kurtin: Theksuam forcimin e bashkëpunimit - NACIONALE

Ministri i Mbrojtes i Shqipërisë e quan miqësor takimin me Kurtin: Theksuam forcimin e bashkëpunimit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pirro Vengu, ministër i Mbrojtjes, ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në shtetin kosovar.

Në një postim në Instagram, Vengu e ka quajtur këtë takim si “miqësor dhe të hapur”.

Tutje, ai ka treguar se çfarë kanë folur me Kurtin.

Sot në Kosovë për të folur për ato ura që na lidhin, e të tjera që duhet të shtojmë në rrugëtimin tonë të përbashkët.

Në takimin tejet të hapur e miqësor me Kryeministrin Albin Kurti vendosëm theksin në forcimin e bashkëpunimit në rrafshin e mbrojtjes, stabilitetin rajonal dhe ndërveprimin e domosdoshëm me aleatët tanë për një konsolidim të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Investimet e përbashkëta në mjete dhe kapital njerëzor, janë një kontribut në sigurinë kolektive” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme