Ministri i Kurtit entuziazmohet me videon e VV-së: Tash frymon normaliteti në çdo vend në Kosovë - NACIONALE

Ministri i Kurtit entuziazmohet me videon e VV-së: Tash frymon normaliteti në çdo vend në Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Edhe Ministri nga rradhët e komuniteteve Elbert Krasniqi është ekzaltuar paksa me videon propagandistike të shpërndarë nga Lëvizja Vetëvendosje ku mburret për mbajtjen me doemos të kryetarëve me legjitimët skajshmërisht të ulët – ndonëse legalë – në veri të vendit, ku madje tha se tash në Kosovë “në çdo vend frymon normaliteti”. Me fjali tejet të varfa, Krasniqi iu bashkua shpërndarjeve në varg të kësaj video të VV-së.

“Kushtetushmëria nuk është alternativë. Ndërkohë, rrotullimi i gjendjes drejt normalitetit ka ardhur vetëm me insistimin e shumë institucioneve për rend dhe ligj. Kosova do të jetë vend ku normaliteti frymon në çdo vend”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme