Ministri i Jashtëm i Polonisë takon sot liderët kosovarë - NACIONALE

Ministri i Jashtëm i Polonisë takon sot liderët kosovarë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, njëkohësisht Kryesues i Radhës i OSBE-së, Zbigniew Rau, dje ka arritur për një vizitë zyrtare në Kosovë.

Ai është dje pritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Ministri Rau sot do të pritet edhe nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryekuvendari, Glauk Konjufca si dhe nga ministrja Gërvalla dhe me Ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq.Në këtë vizitë zyrtare ai do të qëndrojë për dy ditë në Kosovë.

Polonia është në grupin e shteteve të para që ka njohur Pavarësinë e Kosovës, më 26 shkurt 2008, por ende nuk ka hapur ambasadë në Prishtinë.Ndryshe muajin e kaluar është mbajtur ceremonia e inaugurimit të fluturimit të parë të një linje ajërore Varshavë-Prishtinë-Varshavë, e cila do të jetë në shërbim të përafrimit dhe rritjes së bashkëpunimit mes dy vendeve

Lajme të ngjashme