Ministri i jashtëm çek, Jan Lipavsky, sot viziton Kosovën
Ministri i Punëve të Jashtme të Çekisë, Jan Lipavský, sot do të vizitojë Kosovën.
Kryediplomati çek do të pritet në takim nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu.
Edhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, sot pret në takim Ministrin e Jashtëm të Republikës së Çekisë, Jan Lipavskýy.
Pas takimit, zëvendëskryeministri Bislimi dhe Ministri i Jashtëm Lipavský, në orën 11:00, do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.
Para se të vizitojë Kosovën, Lipavský
ka thënë se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të rihapet gjatë presidencës çeke të Bashkimit Evropian.