Ministri Çeku e dërgon në APK listën e OJQ-ve që përfituan nga MKRS-ja - NACIONALE

Ministri Çeku e dërgon në APK listën e OJQ-ve që përfituan nga MKRS-ja

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Duket që kritikat e mëdha ndaj listës preliminare të OJQ-ve prej fushës së artit që kanë përfituar fonde nga Ministria e Kulturës ka ndikuar të ministri i këtij dikasteri Hajrulla Çeku.

Ky i fundit, listën në fjalë, e ka dërguar për hetim në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Në një përgjigje për gazetën “Reporteri”, kjo agjenci ka bërë me dije se këto lista janë duke u hetuar me kërkese të ministrit Çeku.

“Ju njoftojmë që me kërkesë të Ministrit Hajrulla Çeku, Agjencia është duke vlerësuar ketë rast. Agjencia bën publike vetëm vendimin final”, është thënë në përgjigjen e agjencisë.

Agjencia ka treguar se hetimi ende nuk ka përfunduar.

“Për pyetjet e juaja drejtuar MKRS-së në lidhje me Thirrjen Publike “Art, Kulturë dhe Trashëgimi Kulturore 2024”, ju informojmë se procesi ende nuk ka përfunduar në tërësi. Aktualisht jemi në periudhën e pranimit të ankesave dhe pas shqyrtimit të tyre do bëhet publikimi i listës përfundimtare”, është shprehur agjencia.

Lajme të ngjashme