Ministri britanik: Rusia po dështon në terren në Ukrainë
Ministri i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe pretendoi të premten se rusët po dështojnë në terren në shumë fusha në Ukrainë.
“Planet A, B dhe C të Putinit kanë dështuar dhe ai mund ta shikojë planin D”, tha Wallace për pushtimin rus në një intervistë për televizionin “Sky News”.
Wallace, që i ka mbikëqyrur përpjekjet britanike për ta pajisur Ukrainën me armë anti-tank, automjete të blinduara e municion, tha se “secili” beson se pushtimi është “i gabuar” dhe “brutal”.
Ndërkohë raportohet se sulmet ruse po vazhdojnë në qytetet e vijës së frontit, Sloviansk dhe Mahhmut. Një zyrtar ukrainas tha se të paktën katër persona janë vrarë në Bakhmut nga e enjtja.