Ministri Aliu: Reciprociteti është thelbi dialogut - NACIONALE

Ministri Aliu: Reciprociteti është thelbi dialogut

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka folur për dialogun mes Kosovës e Serbisë.

Lidhur me reciprocitetin me targat, për dokumente udhëtimi, ministri Aliu tha se nga e kaluara raporti me Serbinë ka ndryshuar .

Ai tha se ka një progres, duke përmendur faktin e një rezolute të miratuar nga BE, ku thuhet se dialogu mes Kosovës e Serbisë duhet të përfundojë me njohje reciproke.

“Njohjen e ndërsjellë e kemi futur këtë si qendër të dialogut, që është një hap tejet i rëndësishëm”, tha ministri Aliu në RTK.

Ai përmendi se njohja reciproke është thelbi i dialogut.

“Takime mes kryeministrit Kurti me Lajçak, për një përpjekje për marrëveshje ka dhe do të ketë, por nuk mund të them a do të ketë, sepse është një çështje që nuk jam marrë thellësisht”, sqaroi ministri Aliu.

Lidhur me lëvizjen e lirë, për targat, tiketat, etj., ministri Aliu foli edhe për “Kartonin e Gjelbër“, që, siç u shpreh ai, Kosova është afër të anëtarësohet