Ministri Aliu demantohet brenda pak ditësh: Anulohen disa fluturime për shkak të mjegullës - NACIONALE

Ministri Aliu demantohet brenda pak ditësh: Anulohen disa fluturime për shkak të mjegullës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ndonëse ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu dy javë më parë deklaroi se "ditët kur fluturimet anuloheshin për shkak të motit të keq me mjegull kanë mbetur tashmë histori", pasi, sipas tij Qeveria e Kosovës ka investuar në sistemin e avancuar të aterimit “ILC CAT 3B, një aeroplan që udhëtonte nga Shtutgarti drejt Prishtinës ka devijuar itinerarin për shkak të mjegullës së dendur.

Sipas raportimeve të Klan Kosovës, aeroplani u detyrua të ulej në Shkup pasi ka hasur vështirësi të mëdha për të ateruar në Prishtinë, ndërkohë që kushte të ngjashme kanë përjetuar edhe fluturimet e tjera.

Lajme të ngjashme