Ministi Mehaj: Serbia po përkëdhelet në mënyrë absurde nga BE-ja - NACIONALE

Ministi Mehaj: Serbia po përkëdhelet në mënyrë absurde nga BE-ja

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një shkrimi të gjatë në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se Bashkimi Evropian po e përkëdhel Serbinë e cila ka qasje destruktive, siç shkruan ministri.

“Për fat të keq edhe pas rënies së bllokut komunist të lindjes, strukturat vendimmarrëse të BE-së, nuk ishin të përgjegjshme ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor”, thotë Mehaj.

Sipas Mehajt, BE-ja “filtroi” me politikanë serbë të mbetur nga ish-regjimi i ish-Jugosllavisë dhe sipas tij, qasja në vendimmarjen e BE-së ndikoi edhe në orekset e Rusisë që të ringjallë hegjemoninë ruse për rikthimin në të kaluarën e popujve properendimor, siç shkruan ai “si Gjeorgjia e Ukraina”.

“Politikat konfuze të zgjerimit, pastaj bllokimit të zgjerimit të BE-së, krijuan terren të përshtatshëm duke shkaktuar probleme serioze me ringjalljen e forcave ultranacionaliste agresive serbe në Bosne, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Kosovë“, ka shkruar Mehaj.

“Këto forca, për fat të keq, në pushtet të pandërprerë, dihet edhe nga çdo autoritet i BE-së, se janë të mbështetura nga Rusia përmes Serbisë, të cilat mbajnë edhe pas kaq vitesh atmosferën e konflikteve potenciale duke krijuar rrezik të madh për sigurinë e vendeve përkatëse dhe rajonit në përgjithësi, siç është edhe rasti i fundit në pjesën veriore të vendit tonë”, thotë tutje ministri.

Mehaj tha se Bashkimi Evropian kërkon në pafundësi kritere për integrimin e vendeve properëndimore në Ballkan, gjersa Serbia vazhdon të armatoset nga Rusia e Kina.

Derisa BE kërkon në pafundësi përmbushjen e kritereve nga vendet me orientim properëndimor si Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, që synojnë stabilitetin e institucioneve me garantimin e demokracisë, sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e pakicave, ekonominë e tregut të lirë, Serbia përgjatë tri dekadave edhe pas gjithë atyre mizorive, vazhdon të armatoset nga Rusia, Kina dhe Bjellorusia dhe të krijojë në vazhdimësi tensione e destabilitet në rajon”, shkruan ai ndër tjerash.

Lajme të ngjashme