Ministër Krasniqi thotë se po e trajton vendimin për hapjen e plotë të Urës së Ibrit - NACIONALE

Ministër Krasniqi thotë se po e trajton vendimin për hapjen e plotë të Urës së Ibrit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi tha se vendimi që është marrë nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës, për hapjen e plotë të Urës së Ibrit, ndodhet aktualisht në trajtim në ministri.

‘’Vendimi është marrë nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës, aktualisht është në trajtim në Ministrinë tonë, kurdo që të përfundojë vlerësimi i ligjshmërisë së aktit ne do e dërgojmë te instancat tjera”- tha Krasniqi, raporton Ekonomia Online.

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, pretendoi se çështja e hapjes së Urës së Ibrit do të diskutohet në procesin dialogues në Bruksel.

I pyetur lidhur me këtë deklaratë, se nëse do të diskutohet ose jo, Krasniqi la të nënkuptohet se për qeverinë vlen përgjigjja e kryeministrit.

Krasniqi shtoi se është shprehur pajtim për trajtimin e çështjes së të hyrave vetanake, në takimin mes qeveritarëve dhe kryetarëve të komunave.

Ai tha se po implementohet një amandamet i miratuar në kuadër të Ligjit për Buxhetin.

“Sa i përket të hyrave vetanake, ministri i Financave në emër të qeverisë e hapi derën për zgjidhjen e kësaj çështje, sepse ne faktikisht po e implementojmë një amandament të miratuar në kuadër të Ligjit për Buxhetin. Nëse duhet të ndryshohet ky amandament, ministri edhe një herë sot u kërkoi kryetarëve të komunave që të bëjnë kërkesë dhe ajo do të trajtohet”- tha Krasniqi

Lajme të ngjashme