Minatorët pa paga, Kurti mbledh stafin e kryeministrisë në "Ballkonin e Hapur"
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka mbledhur stafin e qeverisë në atë që ai e quan Ballkonin e Hapur.
Kurti tha se me ta pati biseda e shkëmbime të këndshme, ku nuk mungoi as falënderimi.
“Ballkoni i Hapur ishte përsëri vendtakim për të gjithë stafin në kryeministri. Biseda e shkëmbime të këndshme, gjatë të cilave natyrisht nuk mungon falënderimi për angazhimin dhe inkurajimi për të vazhduar punët e mira”, shkroi Kurti.
Përderisa minatorët në Mitrovicë po mbanin grevë për muajin e dytë pa paga, Kurti relaksohej me stafin në “Ballkonin e Hapur”