Milosavleviq që akuzohej për masakrën në burgun e Dubravës, lirohet nga akuza - NACIONALE

Milosavleviq që akuzohej për masakrën në burgun e Dubravës, lirohet nga akuza

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të akuzuarit për krime lufte, Gavrilo Milosavleviq.

Në këtë rast, Gavrilo Milosavleviq në cilësinë e gardianit në burgun e Dubravës akuzohej për krime lufte kundër popullatës civile, raporton “Betimi për Drejtësi”

Aktgjykimi u shpall të hënën nga gjykatësi Vesel Ismaili, i cili tha se nuk është provuar se i akuzuari ka kryer veprën penale për të cilën akuzohej.

Po ashtu, të akuzuarit Milosavleviq iu ndërpre masa e paraburgimit.

Shpenzimet e procedurës bien mbi barrën e gjykatës. Ndërsa, të dëmtuarit për realizimin e kërkesës pasurore-juridike udhëzohen në kontest civil.

Sipas aktakuzës së ngritur më 29 nëntor 2023, thuhet se Gavrilo Milosavlevq në cilësi të zyrtarit në Burgun e Dubravës në bashkëkryerje me persona të tjerë kishte aplikuar masa represive të vrasjes, rrahjes, maltretimit, torturës, trajtimit në mënyrë mizore dhe çnjerëzor ndaj të burgosurve civilë shqiptarë.

Lajme të ngjashme