"Militantë mos t'i komentojnë negociatat si ndeshje boksi": Maliqi kërkon qasje konstruktive nga Kosova në dialog - NACIONALE

"Militantë mos t'i komentojnë negociatat si ndeshje boksi": Maliqi kërkon qasje konstruktive nga Kosova në dialog

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti politik, Agon Maliqi ka thënë se prioriteti i SHBA-së dhe NATO-s është që Ballkani të mbehet i qetë gjatë kësaj periudhe, kur Ukraina po përballet me agresionin rus.

Maliqi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Kosova duhet të sigurohet që qasja e saj në arritjen e synimeve, të mos e cënojë intereson e NATO-së.

“Kjo nënkupton retorikë dhe qasje konstruktive në dialog si dhe gatishmëri për marrëveshje”, ka thënë ai.

Në fund, Maliqi pati edhe një mesazh për militantët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe reagimet e tyre për takimin Kurti-Vuçiq, të cilat tha se i komentuan si “ndeshje boksi”.

Postimi i plotë i Maliqit:

Prioriteti i SHBA dhe NATO është që Ballkani të mbetet i qetë në këtë peridhë lufte në Ukrainë. Kjo për ta nënkupton pikë së pari ngushtim të hapësirës vepruese të Rusisë dhe kontrollit të saj politik mbi Serbinë. Kosova duhet ta ndjek interesin e vet deri në maksimun, por duhet të sigurohet që qasja e saj për arritjen e synimeve të mos e cënojë interesin e NATO-s. Kjo nënkupton retorikë dhe qasje konstruktive në dialog si dhe gatishmëri për marrëveshje. Kosova e ka këtë mundësi sepse është në pozitë të favorshme negociuese dhe në një proces me rol të fortë ameikan. Nxjerrja e çiftelijave nga ana e miltantëve dhe komentimi i negociatave të djeshme politike në Bruksel sikur të ishte një ndeshje boksi, kontribuojnë në krijimin e një fryme të rrezikshme aventuriste.

Lajme të ngjashme