Milatoviq: I kam ftuar të gjithë presidentët e rajonit në inaugurimin tim - NACIONALE

Milatoviq: I kam ftuar të gjithë presidentët e rajonit në inaugurimin tim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

"I kam ftuar të gjithë presidentit e rajonit në inaugurim", bëri më në fund të ditur Presidenti i ri i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, pasi u bë brum për debat çështja e e të ftuarve në inaugurimin e tij, ku në listën e raportur të ftesave të tij ishin vetëm presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ai maqedonas Stevo Pendarovski dhe ai kroat, Zoran Milanoviq.

Janë të ftuar të gjithë presidentët e vendeve të rajonit dhe në frymën e një politike të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, të cilën Mali i Zi dëshiron ta ketë me të gjithë fqinjët, mendoj se ardhja e tyre do të ishte një mesazh i mirë për Bashkimin Evropian dhe komunitetit të gjerë ndërkombëtar për bashkëpunimin brenda rajonit”, tha Milatoviq duke folur për inaugurimin e tij që ndodhë të shtunën më 20 maj, siç e citoi Danas.

Milatoviq tha se ka zhvilluar biseda telefonike me shumë prej tyre, dhe se ka marrë mesazhe të mira. “Po mendoj edhe për anëtarët e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës dhe Vuçiqin, Presidentin e Shqipërisë dhe shumë të tjerë”, tha Milatoviq.

Siç ka shtuar ai, ka marrë konfirmimin se në inaugurim do të marrin pjesë shumë zyrtarë të lartë të ShBA-së, Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë, që është një sinjal i mirë i besimit dhe respektit të ndërsjellë mes Malit të Zi dhe atyre vendeve./Nacionale/

Lajme të ngjashme