Miku kanos dhëndrin në Pejë, e kanosi edhe në prezencë të policisë
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë pasi dyshohet se ka kanosur dhëndrin e tij.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, i dyshuari ka qenë në ndikimin e alkoolit dhe se kanosjen ndaj dhëndrit të tij e ka vazhduar edhe në prezencë të policisë.
I dyshuari është dëguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
KANOSJE
Pejë 17.05.2023 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kanosur dhëndëri e tij, viktimën mashkull kosovar. I dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit me 1.15 promilë, dhe kanosjen e ka vazhduar edhe në prezencën e policisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.