Raportohet se shoku i Hysen Durmishit ka marrë edhe dy tenderë tjerë - NACIONALE

Raportohet se shoku i Hysen Durmishit ka marrë edhe dy tenderë tjerë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Hysen Durimishi, kishe pranuar se e ka shok pronarin e kompanisë “Bageri”, Bujar Shabanin.

Bujar Shabani dhe djali i tij Valdrini të dytë pronarë të dy kompanive, raportohet se nga Periskopi se sot janë shpallur fitues edhe të dy tenderëve të tjera nga Ministria e Infrastrukturës.

“Për mirëmbajtjen investive të rrugëve Nacionale dhe Rajonale të Kosovës për vitin 2022”, kështu quhet tenderi, që është i ndarë në tre lot (pjesë), ku janë shpallur fitues kompanitë:

“RSM Company” shpk & “Kosova Asfalt”, për lot 1 kanë paraqitur ofertë 774, 878, 15 euro. Kompania “Kosova Asfalt” është në pronësi të djalit të Bujar Shabanit, Valdrinit, ndërsa “RSM” vite më herët ishte themeluar në Kosovë, dhe në të ka qenë menaxher ish-deputeti i LVV-së, Rexhep Selimi, pretendohet sipas këtij raportimi.

Lot 2 “Lika Trade” Shpk; “Lika Company” shpk më ofertë 1, 247, 604, 62 euro. Këto dy kompani janë në pronësi të Fadil e Sali Lika.

Lot 3 “Bujar Shabani B.I; “Via Egnatia” shpk “Bageri” shpk më çmim të ofertës 558, 126, 58. Pronarë i kompanisë “Bujar Shabani BI” dhe “Bageri” është Bujar Shabani, shoki i zv. ministrit Dumrishi.

Vlera e parashikuar e kontratës e caktuar nga ministria “Për mirëmbajtjen investive të rrugëve Nacionale dhe Rajonale të Kosovës për vitin 2022”, është 3.596 710,00 euro. Kontrata është paraparë të përmbyllet për 60 ditë, pas nënshkrimit të saj.

Kriter kryesor ka qenë çmimi më i lirë i përgjegjshëm.

Lajme të ngjashme