“Mikro-gjurmë”: Pamje të hetuesve derisa marrin prova në ministrinë e Faton Pecit - NACIONALE

“Mikro-gjurmë”: Pamje të hetuesve derisa marrin prova në ministrinë e Faton Pecit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zyrtarët policorë kanë hyrë sot në Ministrinë e Bujqësisë e cila drejtohet nga Faton Peci.

Gazetari Oqean Dermaku na sjell disa pamje ku hetuesit policorë shihen duke vendosur provat e marra brenda veturës së tyre.

Në një valixhe ndërkaq, shkruan “mikro-gjurmë”.

Theksojmë se mëngjesin e së martës, gazeta Nacionale raportoi ekskluzivisht për ndërhyrjen e Prokurorisë Speciale në ministrinë e Faton Pecit.

Nacionale ka mësuar se rasti ka të bëjë me kontratën publike ‘Funksionalizimi i objekteve për përpunimin e produkteve shtazore’ e arritur më 10.01.2025.

Nënshkrimi i kësaj kontrate nga ministri Peci është vlerësuar si skandal. Kjo pasi kontrata në fjalë nuk është nënshkruar në përputhje me ligjin.

Lajme të ngjashme