Mihali tallet me idenë e Haradinajt: Rotacioni PLANS
Ditë më parë, Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, e hodhi një ide për një qeveri opozitare pas zgjedhjeve, me kryeministër rotacional nga një vit për PDK-në, LDK-në e AAK-në.
Ideja tashmë është refuzuar nga dy partitë. Megjithatë, VV-ja është duke vazhduar të merret me këtë ide, duke e komentuar si një përbashkim i tri partive opozitare.
Për më shumë, shumë eksponentë të VV-së kanë nisur të përdorin akronimin PLANS, duke shkruar se gjatë vitit të katër do të qeveriste Lista Serbe, një gjë të cilën Haradinaj nuk e ka thënë.
Të njëjtin akronim e ka përdorur edhe Dejona Mihali, koordinatore e Komiteteve në VV.
“Rotacioni PLANS” – ka shkruar Mihali.