Mihali s’ia kthen kritikat e opozitës, merret me Listën Serbe
Sot në Kuvendin e Kosovës u përmend edhe Dejona Mihali, zyrtarja e lartë e Lëvizjes Vetëvendosje.
Megjithatë, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ajo ka vendosur që mos t’u përgjigjet kritikave e pyetjeve të opozitës, kështu, është marrë me Listën Serbe.
“Sot do të duhej të ishte votuar reforma më e madhe në drejtësi, ajo e Vettingut. Por kjo është e pamundur në Kuvendin e Kosovës. Sepse aty duhen edhe 2/3 e votave të deputetëve nga minoriteti serb. Prej vitit 2013 në Kosovë këtë minoritet fatkeqësisht e përfaqëson formalisht vetëm Lista Serbe e Vuçiqit.” – ka shkruar ajo.
Mihali tutje ka përmendur disa ligje që po qëndrojnë të bllokuara nga Lista Serbe.
Ndërkohë, deputetja e PDK-së, Floreta Zejnullahu në fjalën e saj në Kuvendin e Kosovës sot përmendi Mihalin, duke thënë se deputetët e partisë në pushtet i nënshtrohen asaj.
“Mua më vjen keq që ju si deputet të pozitës që keni marrë besim nga qytetarët, inënshtroheni diktatit të Dëejona Mihalit, jeni shndërruar në përfaqësues të Dejonës.” – ka thënë Zejnullahu mes tjerash.
Postimi i plotë: